Ecovolis - Bicikleta Juaj!
Ecovolis është një program që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë. Misioni i Ecovolis është ofrimi i një shërbimi të ri për komunitetin e Tiranës nëpërmjet transportit ekologjik me biçikleta. Ecovolis është një nisëm e organizatës PASS, Programi i Alternativave Social Stimuluese që synon zgjerimin e komunitetit të biçikletave e cila është vërtetuar si mënyra më efikase për të ulur ndotjen e ajrit, për të përmirësuar shëndetin fizik të qytetarëve dhe për të ulur shpenzimet nga taksat dhe buxhetet e fryra të bashkive për rrugë dhe parkime. Sepse në qytetet kryesore Europiane numri i përdoruesve të biçikletës është rritur në mënyrë drastike nga 20 për qind deri në 40 për qind, ndërkohë që në Shqipëri kjo përqindje është ende e papërfillshme, duke rrezikuar një ndotje gjithmonë e në rritje me një përkeqësim të shëndetit dhe mjedisit tonë.Si funksionon Ecovolis?
Ecovolis është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve nëpërmjet stacion/parkimit të bicikletave në pika të ndryshme të qytetit, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme. Këto stacione bicikletash do të ngrihen nga PASS dhe do të mbikqyren në bashkëpunim me pushtetin lokal, duke punësuar njerëz me mundësi të pakta dhe familje në nevojë.
Kush janë përfitimet e Ecovolis ?
Ecovolis redukton trafikun në qëndrat e qyteteve, edukon komunitetin tonë sipas një modeli të zhvilluar europian duke përftuar njëkohësisht nga të mirat e përdorimit të biçikletës, ofron mundësinë për Pushtetin Lokal të përmirësojë transportin publik sipas modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.
Si të bëhesh pjesë e Ecovolis ?

Çdo qytetar mund të përdor shërbimin përmes rregjistrimit për të marr kartën e anëtarësisë apo thjeshtë duke paguar sipas kohëmbajtjes së biçikletës. Për të përfituar shërbimin secili person duhet të ndjek këto katër hapa:
1. Rregjistrohu
2. Zgjidh biçikletën
3. Pedalo
4. Rikthejeni në stacionin më të afërt
Shërbim do të ofrohet nga ora 07:00 – 24:00, gjatë gjithë kohës. Ecovolis është zgjidhja më e mirë, më ekonomike dhe më e shpejt për të kryer punët e përditshme.
Stacionet e para
1. Ish-Parku Rinia në drejtimin e urës së re të Ish-bllokut. 2. Këndi përballë Kryeministrisë, në drejtim të Ish-bllokut. 3. Këndi në lulishten Frederic Chopin në hyrje të Parkut të Liqenit. 4. Këndi në brendësi të Parkut të Liqenit Artificial në drejtim të digës.

Tarifat Ecovolis

