Mundësitë e Angazhimit
Nëse vërtet besoni se së bashku mund të ndryshojmë diçka për të mirën e komunitetit tonë por edhe për të mirën tonë njëkohësisht, atëherë mundësitë për t’u angazhuar dhe për të dhënë ndihmesën tuaj ekzistojnë. Në Kuvendin e Lagjes, ju mund të keni zërin dhe opinionin tuaj rreth çështjeve kryesore që shqetësojnë jetën tuaj si banorë të lagjes. Së bashku do të propozojmë zgjidhjet më të mira për të gjithë, duke e bërë jetën tonë në lagje edhe më çlodhëse dhe të bukur.

