Projekte
Është fakt që të synosh një qytetari aktive, në mënyrë që të përftosh Reagim Qytetar, duhet filluar duke angazhuar të rinjtë në aktivitete qytetare, siç është shërbimi në komunitet dhe puna vullnetare. Studentët dhe të rinjtë në përgjithësi i kanë të gjitha mundësitë të jenë qytetarë pozitivë në komunitetet e tyre. Ata mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi, nëpërmjet aksioneve vullnetare të organizuara në grupe ose individualisht, duke u angazhuar në organizata apo duke prezantuar dhe vetë projekte dhe nisma komunitare, si në rastin e Projektit Qytetar.

