Kush jemi ne

PASS LogoProgrami i Alternativave Social-Stimuluese, “PASS”, është një organizatë rinore e cila punon me banorët e lagjeve të ndryshme të Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera, për të siguruar një jetë më të mirë për komunitetet tona.

Ajo që ne përpiqemi të bëjmë me punën tonë në lagje, është organizimi i banorëve në aksione të ndryshme, për përmirësimin dhe sistemimin e mjediseve të përbashkëta, pastrimin dhe gjelbërimin e këtyre mjediseve, duke kërkuar me ngulm angazhimin e banorëve në këto aksione komunitare.

Puna jonë është e fokusuar në punën me komunitetin dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjate 5 viteve te punes me komunitetet ne lagje te ndryshme te Tiranes, Durresit dhe qyteteve te tjera,PASS ka vepruar nepermjet aksioneve konkrete duke dhene disa shembuj te thjeshta te organizimit te banoreve brenda nje lagjeje apo nje blloku banesash.

Aktivitetet kryesore të PASS janë; . “Lagjja ime, Shtëpia ime”, “E shtuna vullnetare për një Tiranë më të pastër”, Levizja “Aksion Vullnetar", “Kinemaja Lëvizëse”,“Panairi i Problemeve Mjedisore”, “Qendra e Mikpritjes për Familjet në Nevojë", Kampi Veror Jal 2000-2006, Qendra AKSES, dhe organizimin e disa diteve mjedisore ne formen e fushatave sensibilizuese si dita nderkombetare e Mjedisit (5 Qershori), Dita pa Makina, (22 shtator), Dita e Tokes, (21 Prill),etj.

Aktualisht PASS, po punon për organizimin e Komunitetit në lagjen Nr. 10, nëpërmjet Kuvendit të Lagjes dhe Grupeve të Aksionit. Projekt i cili synon të krijojë mundësi për angazhimin e këtyre grupeve në aksione konkrete, që i shërbejnë interesave të komunitetit dhe zhvillojnë qytetarinë aktive. Ngirtja e këtyre grupeve do të ndihmojë për të rritur transparencën dhe mënyrën e përdorimit të fondeve në komunitetet tona.

Njëkohësisht PASS po punon me Projektin Rinor Qytetar, e cila eshte nje nisme per afrimin e te rinjve ne punen me komunitetet tona. Nëpërmjet këtij aktiviteti ne duam të krijojmë modelin e një të riu aktiv, që ka dëshirën të krijojë, të ndryshojë dhe të përmirësojë diçka të vlefshme për komunitetin e tij, duke bashkuar idetë dhe forcat e tij me të tjerët, sipas një projekti dhe qëllimi të përbashkët. Gjatë  aktivitetit të rinjtë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi nevojat e komunitetit, do të mësojnë se si ti evidentojnë e si të krijojnë një projekt, si ta aplikojnë atë dhe si të mbledhin fonde.Gjate ketij aktiviteti eshte planifikuar dhe zhvillimi i Pananirit të Ideve Rinor, ku te gjitha grupet e studenteve mund te prezantojne projekt-idete e tyre.

MISIONI YNË

Përkrahja aktive e komunitetit dhe motivimi për të rritur përgjegjësinë sociale dhe mjedisore, të çdo pjesëtari të tij, është një ndër misionet e PASS.

Advokatësimi dhe promovimi i interesave komunitare, aftësimi i vullnetarëve të zgjedhur brenda komunitetit, për të mbrojtur dhe drejtuar interesat më të mira të tij.

Inkurajimi i anëtarëve të komunitetit për më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje dhe forcimi i marrëdhënieve midis Shtetit Shqiptar dhe qytetarëve të tij

.Angazhimi i studentëve në shërbimet komunitare në Tiranë dhe në rrethet e tjera të Shqipërisë, për të siguruar mundësi më të mira për edukimin profesional dhe qytetar të studentëve, përmes projekteve dhe aksioneve komunitare, janë qëllimet e punës tonë si organizatë.

 

Skuadra PASS

www.pass-al.org